Tre raketa izraelite goditën natën e së martës kullën tetë-katëshe, të vendosur mu në zemër të Rripit të Gazës, ku ndodhet zyra e Agjencisë France Presse (AFP).

"Ne dhamë goditje mbi katin e shtatë të ndërtesës. Sipas burimeve tona, Lëvizja palestineze “Hamas” ka atje qendrën e vet të mbledhjes së informacionit të inteligjencës ushtarake, - njoftoi përfaqësuesi zyrtar i ushtrisë izraelite.

0Kjo nuk është hera e parë që Izraeli bombardon ndërtesat në Gaza, ku janë vendosur gazetarët. Të dielën forcat ushtarake ajrore izraelite lëshuan disa raketa mbi një qendër biznesi, ku ndodhen zyrat editoriale të shumë mediave lokale dhe ndërkombëtare. Si rezultat, gjashtë u plagosën gazetarë.