Forcat Ushtarake Ajrore izraelite bombarduan sot shtëpinë e njërit prej këshilltarëve të Kreut të qeverisë së "Hamas-it" në Rripin e Gazës. Në kohën e bombardimit në ndërtesë nuk gjendej njeri, por si pasojë e shpërthimit u plagos një kalimtar i rastit. Sipas të dhënave të kanalit televiziv Al Jazeera, shtëpia gjendet në kampin e refugjatëve në Nuseirat.

Në përgjigje të bombardimit këshilltari deklaroi se qeveria e "Hamas-it" do të vazhdojë të kryejë funksionet e saj dhe pushtimi izraelit do të mposhtet.