Parlamenti italian ka filluar shqyrtimin e një projekt-ligji që do t'i lejojë atij të bllokojë çdo blerje ushtarake të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes. Siç pritet, projekt-ligji do të miratohet në pranverën e vitit 2013. Në sajë të tij Parlamenti italian do të mund të përfshihet drejtpërsëdrejti në përpilimin e listës së blerjeve në fushën e mbrojtjes.

Në veçanti, sipas rregullave të reja, Ministria e Mbrojtjes së Italisë do të duhet të hartojë një listë të blerjeve dhe t’ia kalojë atë për miratim Parlamentit. Ky i fundit brenda 40 ditëve duhet ta aprovojë ose ta refuzojë atë.