Irani furnizon lëvizjen “Hamas” me raketa “Fajr-5” nëpërmjet territorit të Sudanit dhe Egjiptit, njofton kanali televiziv amerikan CNN me referim te eksperti i Institutit të Uashingtonit Matthew Levitt.

"Zyrtarët e SHBA-së, Izraelit dhe Egjiptit dyshonin prej kohësh se skema funksionon pikërisht në këtë mënyrë. Raketat dhe armët e tjera furnizohen me anë të avionëve nga Irani në Sudan, më pas ato i çojnë nga Sudani Lindor në kufi me Egjiptin dhe në tej në Gadishullin Sinai", - tha Matthew Levitt.

0Eksperti amerikan theksoi se me kontrabandën e raketave merren disa familje beduine të Gadishullit Sinai dhe se qeveria egjiptiane nuk mund të bëjë asgjë me to.