Lëvizja në pushtet në Rripin e Gazës "Hamas" i ka kërkuar Izraelit që ai të pushojë zjarrin i pari, të pranojë dështimin e operacionit të kryer në enklavë dhe të ofrojë gjithashtu garanci ndërkombëtare të mosrifillimit të veprimeve luftarake, deklaroi përfaqësuesi i lëvizjes në Liban Osama Hamdan.

Hamdan njoftoi po ashtu se palestinezët janë duke pritur nga Liga Arabe reagime më vendimtare në lidhje me çështjen e Gazës. "Ne shpresojmë se pozita e kombit arab do të fillojë t’i përgjigjet më shumë aspiratave tona se sa të shërbejë vetëm për të mirën e vetë kombit arab. Ne besojmë se Liga Arabe mund të bëjë më shumë nga çka bërë deri më tani", - shtoi ai.