Sekretari për shtyp i lëvizjes palestineze "Hamas", Sami Abu Zuhri, u shpreh pozitivisht lidhur me hedhjen në erë të autobusit në qendër të Tel Avivit, por nuk morri mbi vete përgjegjësinë për atë që ndodhi.

Sipas deklaratës së Abu Zuhri, incidenti i sotëm "ishte një përgjigje e natyrshme ndaj bombardimit të Rripit të Gazës nga Izraeli, i cili po vazhdon për më shumë se një javë".

Nga hedhja në erë e autobusit urban në qendër të Tel Avivit të mërkurën u plagosën të paktën 15 persona. Pesë prej tyre janë në gjendje kritike.

Aktualisht është arrestuar një i dyshuar, i cili mund të jetë i përfshirë në këtë incident.