Kompania Google filloi të mbledhë firma kundër censurës në Internet. Peticioni elektronik me titull "Take Action" u shfaq në rrjet më 20 nëntor.

Dukja e këtij peticioni ka të bëjë me serinë e takimeve ndërqeveritare me dyer të mbyllura të planifikuara për t’u mbajtur në fillim të dhjetorit, të cilat i kushtohen të ardhmes së Internetit. Sipas informacionit të Google, në këto takime, të cilat do të zhvillohen në Dubai, do të diskutohen mundësitë e vendosjes së censurës në Internet.

0"Mundësinë për të ndikuar në fatin e Internetit nuk duhet ta kenë vetëm qeveritë, por edhe miliarda përdorues të Internetit dhe specialistë teknikë në mbarë botën" - thuhet në faqen e Internetit - Google.