Të paktën 60 persona u plagosën si rezultat i përleshjeve midis policisë dhe demonstruesve në kryeqytetin e Egjiptit - Kajro. Pjesëmarrësit e demonstratës, të cilët dolën në Sheshin Tahrir, hodhën mbi rojet e rendit publik gurë dhe kokteje me lëndë djegëse (kokteje Molotov).

Të martën protestuesit u përpoqën të shembnin barrikadat, të cilat që nga viti i kaluar bllokojnë të gjitha rrugët që çojnë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme.

0Demonstratat po zhvillohen lidhur me përkujtimin e përvjetorit të protestave, si rezultat i të cilave në nëntor të vitit 2011 u vranë 45 persona.