Policia australiane sekuestroi një ngarkesë të madhe droge nga Kina me vlerë 235 milionë dollarë. Gjatë operacionit në rrethinat e Sydney u konfiskuan 235 kilogramë metamfetaminë dhe rreth 115 kilogramë kokainë të fshehura në një makinë rul (cilindër) për sheshimin e asfaltit rrugor dhe në çanta sportive.

0Dy persona - qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë - u arrestuan si të dyshuar për kontrabandën e lëndëve narkotike. Ky nuk është suksesi i parë në luftën kundër trafikantëve të drogës i autoriteteve të Australisë për këtë muaj. Javën e kaluar policia kapi 204 kilogramë kokainë.