Një shpërthim i fuqishëm buçiti të mërkurën në mëngjes në kryeqytetin afgan në zonën e ruajtur fort mirë të qytetit, ku ndodhen ambasadat e SHBA dhe Britanisë së Madhe si dhe selia e forcave të kombinuara të sigurisë së NATO-s në Afganistan, njoftuan mediat me referim tek fjalët e dëshmitarëve okularë.

0Përfaqësuesi i policisë lokale konfirmoi faktin e shpërthimit, por nuk ishte në gjendje për t'iu përgjigjur pyetjes se sa persona gjetën vdekjen konkretisht. Ai tha vetëm se viktima ka. Zëdhënësi i policisë vuri në dukje gjithashtu se "me sa duket, shpërthimi është kryer nga një bombardues vetëvrasës".