Shkencëtarët nga Argjentina zbuluan në Antarktidë eshtrat e lashta të pinguinit më të madh në botë, gjatësia e të cilit arrinte deri në dy metra.

0Ekspertët përcaktuan moshën e kafshës, e cila daton rreth 34 milion vjet. Pinguini gjigand ka pasur muskulaturë të madhe të zhvilluar, e cila i lejonte atij të lëvizte në ujë. Paleontologët tani për tani e kanë të vështirë ta klasifikojnë gjetjen e tyre në ndonjë lloj të veçantë pinguini, por shpresojnë të zbulojnë më shumë eshtra në ekspeditën tjetër në Antarktik në mënyrë që të vazhdojnë studimet e tyre.