Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e informacionit midis Radiokompanisë Shtetërore “Zëri i Rusisë” dhe Radios Kombëtare Bullgare, Presidenti i kompanisë ruse Andrei Bistrickij shprehu idenë e tij në lidhje me krijimin në Internet të një media player-i modern për vendet e Ballkanit.

Galeria fotografike: Bullgari-Rusi. Dialogu midis radiostacioneve kombëtare

"Ne të gjithë prodhojmë programe në gjuhët e njëri-tjetrit dhe kemi mundësi t’i ofrojmë mbajtësit të çdo gjuhe zgjedhjen e programeve në gjuhën amtare. Për shembull, ne mund t’i sugjeronim programet serbe të radios bullgare "Zërit të Rusisë", kroatëve, hungarezëve dhe rumunëve. Dhe pa kurrfarë redaktimi, kjo është një gjë krejtësisht e lirë, askush nuk mund të ndërhyjë në të. Është mjaft interesante të vërejmë ndryshimin e qasjeve", - vuri në dukje zoti Bistrickij.

0Ideja u mbështet nga Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Valeri Todorov. Çështja e krijimit të një platforme të tillë do të ngrihet në takimin e Bashkimit Evropian të Transmetuesve (BET), i cili do të mbahet më 6 dhjetor të vitit 2012. «BET mund të bëhet një integrator i mirë, i përshtatshëm për të gjithë ne", - tha Presidenti i kompanisë “Zëri i Rusisë” Andrei Bistrickij.