Sot u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunimin në sferën e informacionit midis Radiokompanisë Shtetërore "Zëri i Rusisë", të përfaqësuar nga Presidenti i saj Andrei Bistrickij, dhe Radios Kombëtare Bullgare, të përfaqësuar nga Drejtori i saj Valeri Todorov. Pikësynimi i Marrëveshjes - "zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit" ndërmjet dy kompanive.

Galeria fotografike: Bullgari-Rusi. Dialogu midis radiostacioneve kombëtare

Radioja Kombëtare Bullgare transmeton emisionet e veta në 11 gjuhë evropiane. Radiostacioni zotëron rrjetin më të madh të korrespondentëve në Bullgari.

Valeri Todorov theksoi se në thelb transmetimi i kompanisë bullgare është fokusuar sot në Internet. Në faqet e Internetit të kompanisë, përveç lajmeve, transmetohen programet on-demand, podcasts si dhe koncerte muziore që transmetohen në audio dhe video formate.

Todorov shpjegoi se Radioja Kombëtare Bullgare në planin e zhvillimit është e përqendruar kryesisht në zgjerimin e vizualitetit të radios në Internet, meqenëse "kërkesat e audiencës kanë ndryshuar tashmë".

0Shërbimet e realizimit të transmetimeve në gjuhë të huaja të dy kompanive kanë rënë dakord për të avancuar së bashku me hapin e kohës, kurse Andrei Bistrickij nënvizoi se marrëveshja e arritur "do të ndihmojë për të komunikuar".