Mbrojtësit dhe stërvitësit e kafshëve kanë akuzuar krijuesit e trilogjisë "The Hobbit" për abuzimin me kuajt, dhitë, pulat dhe me përfaqësuesit e tjerë të faunës që luajnë në filmin e Peter Jackson. Ata deklarojnë se kafshët mbahen në kushte të papërshtatshme, plagosen gjatë xhirimeve ose pushimit dhe se shumë prej tyre ngordhin nga keqtrajtimi.

Përfaqësuesi i Peter Jackson deklaroi se në fakt gjatë xhirimeve ose pas tyre kafshët vërtetë ngordhin, por sipas tij, ngordhjet janë të krejtësisht të natyrshme.

Vetë Peter Jackson i mohoi të gjitha akuzat e sipërpërmendura, duke deklaruar se kafshët kanë përkujdesjen e duhur dhe se kohët e fundit në fermë janë përmirësuar kushtet e mirëmbajtjes së tyre.