Ministrat e vendeve anëtare të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ang. European Space Agency, ESA) do të diskutojnë se si të shpenzojnë 12 miliardë euro të financimit gjatë pesë viteve të ardhshme.

Planet përfshijnë në vetvete zhvillimin e një sistemi të ri satelitor për parashikime më të sakta të motit të përditshëm.

0Ministrat e 20 vendeve në takimin e tyre në Itali duhet të vendosin gjithashtu se si të modernizojnë raketat kryçe evropiane “Ariane 5”, të cilave u bëjnë konkurrencë serioze homologet e tyre më të lira amerikane, të zhvilluara nga kompania “SpaceX” me mbështetjen e NASA-s.