Ditën e martë, më 20 nëntor, në mbarë botën kremtohet Dita e Fëmijëve me iniciativë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pikërisht këtë ditë Asambleja e Përgjithshme miratoi në vitin 1959 Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës, ndërsa në vitin 1989 - Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës.

0Ekspertët theksojnë se në shtete të ndryshme ekzistojnë problemet e veta "të fëmijve". Nëse në vendet e zhvilluara ato përfshihen në pasojat negative të varësisë ndaj televizorit dhe kompjuterit, në vendet e Afrikës dhe Azisë fëmijët kërcënohen nga uria, AIDS, analfabetizmi dhe konfliktet ushtarake. Fëmijët përbëjnë mesatarisht rreth 20-25% të popullsisë botërore.