Marrëveshja për armëpushimin midis “Hamas-it” dhe Izraelit mund të nënshkruhet që brenda disa orëve. Këtë informacion e bëri sot publik kanali televiziv “Al Arabia”. Më parë, duke iu referuar burimeve të veta të mirinformuara, stacioni televiziv transmetoi lajmin mbi arritjen e marrëveshjes për vendosjen e armëpushimit.

0Është e vërtetë se midis palëve konfliktuese vazhdojnë të mbeten ende mosmarrëveshje në lidhje me kuadrin kohor dhe fazat e zbatimit në jetë të regjimit të armëpushimit. Kështu, “Hamas-i” insiston në ndalimin e menjëhershëm të operacionit ushtarak, ndërsa izraelitët duan që armëpushimi të realizohet me dy etapa: fillimisht vendosja e armëpushimit dhe vetëm pas kësaj heqja e bllokadës së Rripit të Gazës.