Vullkani “Ruapehu”, i ndodhur në Zelandën e Re dhe i njohur si “Orodruin” në trilogjinë kinematografike "Lord of the Rings", së shpejti mund të zgjohet. Për këtë njoftuan shkencëtarët nga Zelanda e Re.

Sipas të dhënave të tyre, temperatura nën liqenin e kraterit rezulton 800 gradë, në një kohë kur temperatura e vetë liqenit është më pak se 20 gradë. Sipas mendimit të ekspertëve, kjo e rrit rrezikun e shpërthimit të tij në javët apo muajt e ardhshëm.

0“Ruapehu” është pika më e lartë e ishullit të Veriut të Zelandës së Re. Ai ka shpërthyer për herë të fundit në vitin 2007.