Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi më 20 nëntor Izraelin për spastrim etnik në Palestinë.

Erdogan tha se izraelitët po injorojnë përpjekjet për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme, duke shkelur në mënyrë konstante të drejtën ndërkombëtare, dhe po zgjerojnë "hap pas hapi" territorin nën pushtimin e vet, duke dëbuar palestinezët nga tokat e populluara prej tyre.

Pak kohë më parë zyrtarët turq i kanë kritikuar ashpër veprimet e Izraelit, duke e akuzuar këtë të fundit për kryerjen e "krimeve të luftës". Jeruzalemi zyrtar, si rregull, nuk reagon ndaj sulmeve të tilla.