Ditën e martë Turqia konfirmoi zyrtarisht se në të ardhmen e afërt do t'i drejtohet NATO-s, anëtarë e të cilës është dhe vetë ajo, për t’i kërkuar sistemet e mbrojtjes kundërajrore “Patriot” për mbrojtjen e kufirit me Sirinë.

"Negociatat kanë hyrë në fazën finale dhe së shpejti do të përfundojnë. Kjo nuk do të marrë shumë kohë", - tha të martën Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu.

0Sipas njoftimeve të mediave lokale, në Turqi mund të dërgohen dy bateri “Patriot” (PAC-3). Më parë, sisteme të tilla janë vendosur dy herë në territorin turk - në vitet 1991 dhe 2003, gjatë luftës së parë dhe asaj të dytë në Irak, megjithatë ato nuk janë përdorur asnjëherë.