Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA-ve morrën avionin e parë luftarak për transport dhe për operacione shpëtimi "HC-130J Combat King II". Kjo njoftohet në faqen e Internetit të Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-ve.

Më 15 nëntor avioni ishte në dispozicion të grupit të 563-të të shpëtimit të Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-ve. Në armatimin e SHBA-ve avionët "Combat King II" do të zëvendësojnë avionët e vjetëruar transportues "HC-130P", të prodhuar në vitet ‘60.

"HC-130J Combat King II" është një nga shumë modifikimet e avionit ushtarak transportues "C-130J Super Hercules", të prodhuar nga kompania Lockheed Martin.