Autoritetet federale të SHBA-ve arrestuan katër banorë të shtetit të Kalifornisë në bazë të akuzave për planifikim të sulmeve terroriste, njofton kanali televiziv amerikan Fox News.

Kanali televiziv vë në dukje se ata akuzohen për planifikimin e bashkimit me organizatën terroriste “Al-Qaeda” dhe lëvizjen radikale “Taleban” me qëllim vrasjen e qytetarëve amerikanë në SHBA dhe jashtë tyre.

0Sipas të dhënave të hetimeve, të arrestuarit kishin ndërmend të kryenin sulme terroriste në institucione qeveritare dhe vende publike.