Pentagoni dërgoi tre luftanije në pjesën lindore të Detit Mesdhe për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve amerikanë nga Izraeli në rast të acarimit të theksuar të tensionit gjatë zhvillimit të operacionit ushtarak në Rripin e Gazës. Para ekuipazheve të anijeve të Forcave Ushtarake Detare (FUD) të SHBA-ve "nuk shtrohet asnjë detyrë ushtarake", njoftoi ditën e hënë kompania televizive SNN me referim te zyrtarët amerikanë.

"Ky është një kujdes elementar. Më mirë të jemi të gatshëm nëse do të lindë nevoja për këtë" - vuri në dukje një nga burimet. Ai theksoi se për momentin mundësia e evakuimit të qytetarëve amerikanë nga Izraeli është "shumë e vogël".