Duma Shtetërore - Dhoma e Ulët e parlamentit rus - propozoi anullimin e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare ndaj Kubës. Apeli drejtuar vendeve anëtare të OKB-së u miratua të martën nga deputetët rusë.

Deputetët e Dumës vunë në dukje se dëmi i shkaktuar nga sanksionet e njëanshme amerikane kundër Kubës, të vendosura me anashkalim të OKB-në në vitin 1960, i ka kaluar 108 miliardë dollarët. Bllokada jo vetëm që pengon zhvillimin e ekonomisë kubane, por  shkel gjithashtu të drejtat dhe interesat e shtetasve të vendit, deklaruan parlamentarët. Duke filluar që nga viti 1994, Duma Shtetërore ka miratuar disa pele të tilla. Ky projekt është tashmë i 10-ti.