Qeveria ruse i dorëzoi për shfrytëzim kompanisë shtetërore të naftës "Rosneft" dy sektorë në Detin Peçora: Pemorski Verior-2 dhe Pomorski. Urdhëzimi në fjalë i qeverisë u postua të martën në faqen e Internetit të bazës së akteve ligjore dhe rregullative.

Vendburimet e naftës iu dhanë kompanisë pa zhvillim tenderash apo ankandesh. Këto dy sektorët e vendburimeve në fjalë kanë qenë në listën prej 15 objektesh të shelfit, për të cilat pretendonte "Rosneft". Kompanisë shtetërore i lejohet të kryejë eksplorimin gjeologjik dhe nxjerrjen e lëndës së parë në këto vendburime.