Agjencia e Sigurimit të Brendshëm të Polonisë dekonspiroi planet e sulmit terrorist kundër organeve kushtetuese të vendit.

Çështja, në kuadër të së cilës u arrestua një i dyshuar, u iniciua më 5 nëntor. Personi kishte planifikuar një seri shpërthimesh në Varshavë gjatë Ditës së Pavarësisë së Polonisë më 11 nëntor. Për të realizuar sulmin ai sajoi në shtëpinë e tij në Krakov disa bomba. Sipas të dhënave të prokurorëve, objektiva të terroristit ishin parlamenti, presidenti dhe qeveria.