Në Rripin e Gazës persona të armatosur pushkatuan 6 vetë, të cilët dyshohet se ndihmonin ushtrinë izraelite për të kryer sulmet ajrore mbi territorin e Gazës, njofton sot Radiostacioni "Aqsa", duke cituar burimin informativ në strukturat lokale të sigurisë.

Të vrarët dispononin pajisje të teknologjisë së lartë dhe video aparatura për të fiksuar pozicionet e militantëve të "Hamas-it".

Trupi i njërit prej të vrarëve ishte lidhur pas një motori që kaloi duke e hequr atë zvarrë nëpër rrugët kryesore të Gazës.