Ish-Kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader u dënua ditën e martë nga gjykata e Zagrebit me 10 vjet burg për mitëmarrje dhe spekulime në kushtet e kohës së luftës.

Prokuroria kërkoi që Ivo Sanader të dënohej me 15 vjet burg. Ndërkohë vetë ish-Kryeministri i hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër tij. Aktdënimi Ivo Sanader iu dha në bazë të dy neneve të akuzës, të cilat si rrjedhim i bashkuan në një.

0Ivo Sanader ka drejtuar qeverinë e Kroacisë nga viti 2003 deri në vitin 2009 dhe dha dorëheqjen vullnetarisht.