Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së në Hagë konfirmoi të drejtën e Kolumbisë për të zotëruar shtatë ishuj në Detin e Karaibeve, duke hedhur poshtë pretendimet e Nikaraguas. Gjykata e OKB-së përcaktoi madje dhe kufijtë detare në përputhje me miratimin e statusit të ishujve, duke zgjeruar zonën detare të Nikaraguas.

0Në përputhje me vendimin e gjykatës, Nikaragua përfiton akses më të madh në zonat e peshkimit si dhe në vendburimet e naftës dhe gazit. "Kolumbia e kundërshton fuqishëm aspektin e dhënë të vendimmarrjes", - tha Presidenti i vendit Juan Manuel Santos. Ai e quajti "të padrejtë dhe kontradiktor" vendimin e gjykatës për të zhvendosur në perëndim kufirin detar midis dy vendeve.