Rusia paraqiti për votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një projekt-rezolutë me kërkesën për ndalimin e dhunës në Rripin e Gazës dhe me thirrjen për të zhvilluar negociata midis palëve ndërluftuese në lidhje me zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.

0Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mban takimin e dytë brenda ditës në lidhje me situatën e krijuar në Rripin e Gazës, ku Izraeli më 14 nëntor filloi operacionin ushtarak "Shtylla e mbrojtjes" kundër militantëve të lëvizjes islamike “Hamas” në përgjigje të sulmeve palestineze me raketa mbi territorin izraelit. Sipas të dhënave të fundit, si rezultat i sulmeve ajrore të aviacionit izraelit në Gaza u vranë më shumë se 100 persona.