Katër anije patrullimi të Kinës hynë sot në mënyrë demonstrative në zonën e ishujve të diskutueshëm Senkaku (Diaoyu), të cilat Tokio i konsideron si ujërat e veta territoriale. Rojet bregdetare japoneze, nëpërmjet lidhjes me radiomarrës, u kanë kërkuar atyre të largohen nga ky rajon. Anijet kineze, siç njoftohet, po i injorojnë këto thirrje. Në një prej tyre u ndez një tabelë me kërkesën ndaj rojeve bregdetare japoneze që të largohen menjëherë nga ujërat territoriale të Kinës.

0Më parë, anijet kineze të patrullimit në mënyrë demonstrative hynë në këtë zonë më 30 tetor. Ambasadës së Kinës në Japoni, në lidhje me këto veprime, iu deklarua "protesta vendimore " e radhës, e cila u hodh poshtë.