Një burrë i armatosur me thikë dhe sëpatë sulmoi rojen e ambasadës amerikane në Tel Aviv dhe u arrestua nga policia. Roja, sipas të dhënave të mediave, u hospitalizua me plagë që nuk përbëjnë kërcënim për jetën.

0Incidenti ndodhi në kulmin e operacionit masiv izraelit në Rripin e Gazës dhe në prag të vizitës në Izrael të Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton, e cila ka ndërmend të arrijë ndalimin e veprimeve luftarake. Më herët, mediat izraelite njoftuan se policia e vendit ndodhet në gjendje gatishmëri të lartë në lidhje me paralajmërimet e sulmeve të mundshme terroriste.