Në mbrëmjen e 20 nëntorit Forcat Ushtarake Ajrore izraelite shpërndanë mbi veriun e Rripit të Gazës fletushka, në të cilat i bëhej thirrje njerëzve që jetojnë në afërsi të kufirit izraelit të mbledhin plaçkat e të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur në qendër të qytetit me të njëjtin emër. Në këto fletushka thuhet se evakuimi rekomandohet "për sigurinë e banorëve lokalë".

Kjo mund të dëshmojë për ekzistencën e dy skenarëve të zhvillimit të mëtejshëm të ngjarjeve: ose izraelitët janë duke planifikuar bombardime masive në zonat kufitare, ose ata po përgatiten të fusin trupat ushtarake të këmbësorisë në këto zona. Komanda e Tcahal (Israel Defense Forces) nuk i bën të ditura planet e saj.