Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi të martën se ai preferon zgjidhjen diplomatike të konfliktit në Rripin e Gazës në vend të asaj ushtarake dhe shpreson se ajo mund të arrihet.

Pak kohë më parë u bë e ditur se autoritetet izraelite kanë shtyrë për 24 orë vendimin nëse është e udhës ndërhyrja ushtarake nga toka në enklavën palestineze apo jo, e cila që nga java e kaluar po bombardohet nga aviacioni izraelit dhe po kundërpërgjigjet me sulme raketore ndaj territorit të Izraelit.