Arrestimi i dy grave në Indi, për shkak të komenteve të bëra në rrjetin social Facebook, shkaktoi reagime të menjëhershme nga ana e opinionit publik.

Njëra prej tyre kritikonte mbylljen e të gjitha institucioneve në Mumbai të shtunën që kaloi për shkak të vdekjes së politikanit të njohur nacionalist Bal Thackeray, ndërsa tjetra klikoi "Më pëlqen" (Like) në komentin e shoqes.

0Gratë u akuzuan për "fyerje të ndjenjave fetare" dhe më vonë u liruan me kusht nga gjykata.