Ditën e martë Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton do të mbërrijë në Izrael, njoftoi gazeta izraelite “Haaretz”.

Të mërkurën, siç vihet në dukje në njoftim, ajo duhet të takohet me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu, Presidentin Shimon Peres dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Avigdor Lieberman.

Siç njoftoi të martën Shtëpia e Bardhë, zonja Clinton do të vizitojë edhe Ramallah-un dhe Kajro-n "për bisedime në lidhje me krizën në Rripin e Gazës".

0"Mesazhi i Hillary Clinton gjatë udhëtimit të saj do të jetë: përshkallëzimi i konfliktit në Gaza nuk është në interes të askujt", - thuhet në njoftim.