Agjencia ndërkombëtare e vlerësimeve “Moody’s” ditën e martë reduktoi rejtingun e obligacioneve shtetërore franceze me një pikë - nga AAA në AA1. Ndërkohë prognoza është negative.

Siç vihet në dukje në njoftim, “Moody’s” miraton shpalljen e “reformave strukturore dhe hapave për forcimin e buxhetit” në fillim të nëntorit nga autoritetet franceze. Megjithatë, ekspertët e agjencisë sugjerojnë se kjo nuk është e mjaftueshme për të rivendosur aftësinë e konkurrencës të vendit.

0“Moody’s” e vendosi rejtingun e obligacioneve shtetërore të Francës për shqyrtim me reduktim të mundshëm më 13 shkurt të këtij viti.