400 ushtarakë francezë filluan largimin e tyre nga baza ushtarake "Nijrab" në provincën Kapisa në verilindje të Afganistanit në kuadër të tërheqjes operative të trupave ushtarake nga ky vend.

Në territorin e Afganistanit mbeten ende edhe 2.200 ushtarakë francezë. 700 prej tyre do të kthehen në Francë në fund të këtij viti.

0Vetëm disa qindra ushtarakë francezë do të mbeten në Afganistan pas vitit 2013. Ata do të bashkëpunojnë me forcat e sigurisë vendore dhe do të trajnojnë ushtarët dhe policinë afgane.