0Marrëveshja për bashkëpunim në sferën e informacionit është nënshkruar nga krerët e dy radiostacioneve, respektivisht Andrei Bistrickij dhe Valeri Todorov. Ata vunë në dukje se marrëveshja do t’i lejojë çdo pale për të zgjeruar kapacitetet informative, në veçanti, për të siguruar shkëmbimin e audiencës tashmë ekzistuese dhe tërheqjen e audiencës së re. Kryetari i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" tha se projekti, i konceptuar në kuadër të bashkëpunimit, është njëfarë lloj "media player” për vendet e Ballkanit:

- Të gjithë ne - unë kam parasysh në këtë rast edhe Bullgarinë, edhe Rusinë, edhe Serbinë - prodhojmë programe në gjuhët e njëri-tjetrit. Ne, thjesht, mund t’i ofronim mbajtësit të secilës gjuhë një përzgjedhje të programeve në gjuhën e vet amtare. Ne mund t’i propozonim programet në gjuhën serbe radios bullgare - materialet serbe të "Zërit të Rusisë", materialet në serbisht, për shembull, për kroatët apo rumunët. Kjo është mjaft interesante për të parë dallimet në qasjet e tyre dhe panoramikën e këtyre programeve.

Galeria fotografike: Bullgari-Rusi. Dialogu midis radiostacioneve kombëtare

Radioja Kombëtare Bullgare transmeton në 11 gjuhë evropiane dhe po zhvillon mjaft aktivisht edhe transmetimin e saj në Internet. Aktiviteti multimedial është një mënyrë efektive për tu bërë atraktivë për audiencën, mendon Valeri Todorov. Në të njëjtën kohë, sipas fjalëve të Drejtorit të Përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare, është e domosdoshme të luftojmë për pastërtinë dhe kulturën e gjuhës, pasi përdoruesit e rrjeteve sociale jo rrallëherë abuzojnë me përdorimin e fjalorit vulgar, banal, të pacensuruar:

Radio Kombëtare Bullgare është shumë më afër platformave të reja, rrjeteve sociale, sepse gjuha e radios është pikërisht gjuha e rrjeteve sociale. Nga sjellja jonë aktualisht varet mënyra e zhvillimit të rrjeteve sociale në të ardhmen. Nëse platforma jonë do t’u pëlqejë, ato do të rriten, do të sofistikohen, nëse mund të shprehemi kështu, në aspektin kulturor.

0Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e informacionit u realizua në kuadër të Ditëve të Kulturës Shpirtërore të Bullgarisë në Rusi. Në prag, në Teatrin Bolshoi të Moskës, u zhvillua koncerti me pjesëmarrjen e yjeve të operas të të dy vendeve. Në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar u hap ekspozita e ikonografisë bullgare, në Bibliotekën e Letërsisë së Huaj do të zhvillohen disa mbrëmje letrare, kurse në kinemanë moskovite "Rolan" do të shfaqen filmat më të mirë artistikë bullgarë.