0Moduli i aterimit i anijes së pilotuar kozmike ruse “Sojuz TMA-"05m" (russ. «Союз ТМА-05М») realizoi me sukses uljen në Tokë në territorin e Kazakistanit, në zonën e afërt të llogaritjes së saj. Nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS) në Tokë u kthyen kozmonauti rus Juri Malençenko (Yuri Malenchenko), astronautja e NASA-s Sunita Williams dhe astronauti i Agjencisë Hapësinore Japoneze Akihiko Hoshide. Ekuipazhi e përballoi pa kurrfarë problemi, fare normalisht uljen në Tokë.