Qeveria turke do të zhvillojë bisedime me Partinë separatiste të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK). Kjo u deklarua nga Ministri i Drejtësisë i Turqisë Sadullah Ergin pa specifikuar kohën dhe vendin. Në vitet e mëparshme bisedime të fshehta janë zhvilluar me separatistët kurdë në Oslo.

Të shtunën qindra rebelë kurdë të burgosur ndërprenë grevën e tyre të urisë që zgjati më shumë se dy muaj. Ata kërkuan dhënien e më shumë të drejtave kurdëve dhe përmirësimin e kushteve të burgimit për liderin e partisë Abdullah Oçalan, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Në juglindje të Turqisë ka hyrë muaji i katërt i vazhdimit të operacionit në shkallë të gjerë kundër PPK. Ankaraja akuzon Damaskun për armatosjen e separatistëve kurdë.