Rebelët sirianë zaptuan bazën e forcave speciale, e cila ndodhet 25 km larg nga Aleppo, njoftojnë aktivistët e opozitës. Rebelët arritën të zënë robër të paktën 18 ushtarakë të ushtrisë qeveritare dhe të marrin nën kontroll 15 tanke.

0Ndërkohë, sipas njoftimeve të mediave siriane, forcat qeveritare po ndjekin këmba-këmbës grupimet e kryengritësve në pjesë të ndryshme të vendit. Vijnë njoftime mbi eliminimin e një numri të madh mercenarësh dhe terroristësh.