Fondacioni Ndërkombëtar i bamirësisë "Save the Children" paralajmëroi se rreth 200 mijë fëmijë sirianë, të cilët janë shndërruar tashmë në refugjatë, i nënshtrohen rrezikut të të sëmururit gjatë dimrit që po afrohet.

Shumë refugjatë faktikisht nuk kanë çati mbi kokë, rroba të ngrohta dhe mund të mos t'i mbijetojnë dot temperaturave të ashpra të dimrit, nëse nuk do t’u jepet ndihmë shtesë.

0Gjysmëhëna e Kuqe e llogarit numrin e sirianëve, të cilët ia mbathën nga sytë-këmbët prej tmerreve të luftës civile, në 2.5 milionë njerëz. Sipas të dhënave të OKB-së, 1.2 milionë refugjatë sirianë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare.