Izraeli njoftoi Egjiptin se nëse deri të martën militantët palestinezë nuk do të ndalin bombardimin e territorit izraelit, atëherë operacioni i tij ushtarak mund të zgjerohet. Ministri i Financave të Izraelit Juval Steinitz tha se vendimi do të merret brenda disa orëve e jo ditëve të ardhshme, .

Sipas fjalëve të tij, zgjidhja mbetet mes qetësimit ose përshkallëzimit të konfliktit. Nëse palestinezët do të ndërpresin hapjen e zjarrit si dhe importimin e armëve, Izraeli do të bjerë dakord për një armëpushim. Përndryshe ekziston mundësia reale që Izraeli të përdori ushtrinë.

Ndërkohë Izraeli vazhdon të sulmojë objektivat në Rripin e Gazës. Që nga fillimi i konfliktit janë vrarë tashmë 87 palestinezë.