Militantët e lëvizjes islamiste “Hamas” ditën e dielë goditën me raketë një anije të Forcave Ushtarake Detare izraelite në gjirin e Gazës, njoftoi kanali televiziv iranian “Al-Alam”. Sipas të dhënave të tij, mbi këtë gji u rrëzua edhe një helikopter. Komanda ushtarake e Izraelit nuk i konfirmon këto informacione.

0Forcat Ushtarake Ajrore izraelite gjatë natës së datës 18 e deri më 19 nëntor vazhduan të sulmojnë objektet e terroristëve në Rripin e Gazës. Gjithsej, që nga fillimi i operacionit "Shtylla e mbrojtjes", Izraeli ka sulmuar më shumë se 1.350 objektiva. Për pesë ditë të zhvillimit të operacionit sistemi antiraket "Mburoja e hekurt" ("Iron Dome") ka goditur mbi 310 raketa.