Qendra ruse e Drejtimit të Fluturimeve vendosi të mos e realizojë manovrën e mënjanimit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar, pasi u bë e ditur se kërcënimi nga mbeturinat kozmike është i pakonsiderueshëm, njoftuan në vetë Qendrën në fjalë. Vendimi për anulimin e manovrimit u morr pas përpunimit të llogaritjeve të bëra nga shërbimi balistik.

0Më herët, u bë e ditur se specialistët amerikanë zbuluan një fragment të paidentifikuar, i cili mund të kalonte në një distancë të rrezikshme për Stacionin afërsisht rreth orës 18:00 GMT.