Bashkëshortja e Viktor But, Alla But, duke folur në “tryezën e rrumbullakët” të organizuar në Dumën Shtetërore, deklaroi se refuzimi i ekstradimit në Rusi të bashkëshortit të saj, i cili u dënua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 25 vjet burg për tregti të paligjshme armësh, është i pamotivuar dhe madje shkakton habi. Gruaja e Viktor But nuk kupton gjithashtu se çfarë nënkuptojnë në SHBA me të kaluarën kriminale të burrit të saj.

0Më 10 nëntor Ministria amerikane e Drejtësisë i refuzoi Rusisë ekstradimin e Viktor But, duke e motivuar këtë me seriozitetin e krimit të kryer prej tij, me kundërshtimet nga ana e organeve të zbatimit të ligjit si dhe me faktin se kjo mundësi përjashtohet krejtësisht duke pasur parasysh të kaluarën e tij kriminale.