Presidenti amerikan Barack Obama mbërriti ditën e hënë në Myanmar (ish Birmania) në kuadër të turneut të parë jashtë vendit pas rizgjedhjes së vet. Ky udhëtim është shenjë e mbështetjes së reformave në Myanmar nga autoritetet amerikane dhe është vizita e parë në histori e presidentit të SHBA-ve në këtë vend.

0Qeveria e re e Myanmar (ish Birmania) po ndjek politikën e demokratizimit të vendit, në kuadër të së cilës u liruan qindra të burgosur politikë, ndërsa ligjet për median dhe lirinë e tubimit u liberalizuan.