Radiokompania "Zëri i Rusisë" dhe Radio Kombëtare Bullgare kanë ndërmend të zgjerojnë bashkëpunimin mes tyre për të rritur numrin e burimeve të informacionit dhe për të përmirësuar transmetimin e tyre. Këto dy radiokompani të mëdha kombëtare, që transmetojnë programe në gjuhë të huaja, kanë përgatitur Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e informacionit, nënshkrimi zyrtar i së cilës do të zhvillohet më 20 nëntor në kuadër të Ditëve të Kulturës shpirtërore bullgare në Rusi.