Ministria e Punëve të Jashtme ruse bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të konfrontimit ushtarak mes Izraelit dhe palestinezëve dhe kthimin tek zgjidhja politike e konfliktit.

"Ne sërish përsërisim qëndrimin tonë lidhur me papranueshmërinë e sulmimeve të territorit të Izraelit dhe sulmeve joproporcionale kundrejt Rripit të Gazës, si pasojë e të cilëve vuan popullsia e pafajshme civile", - thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Që nga fillimi i operacionit izraelit "Shtylla e mbrojtjes" nga ana e palës palestineze janë vrarë rreth 90 veta. Pothuajse 200 shtetas izraelitë janë drejtuar për ndihmë mjekësore.